Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është shkarkuar nga të gjitha detyrat që mbante në LDK.
Me propozim të kryetarit Isa Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm të LDK-së votoi online për shkarkimin e saj nga detyra e nënkryetares së kësaj partie dhe e anëtares së kryesisë.
70 anëtarë votuan pro shkarkimit, 16 kundër, 9 ishin abstenim ndërsa 28 nuk morën pjesë në votim.
Në vend të saj u votua Kryeministri Avdullah Hoti. Shkak, sipas Mustafës, janë qëndrimet që ajo ka mbajtur në vazhdimësi kundër partisë së saj, qeverisë së re dhe koalicionit që LDK ka ndërtuar me AAK-në dhe NISMËN.
Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Osmani shprehet se u përjashtua pasi u qëndroi parimeve të saj që i mbron prej kohësh.
Osmani thotë se ?i mbron ende ndarjen me të korruptuarit, ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, mospërkrahjen e asnjë tregtari të kufijve e të sovranitetit, barazi për Kosovën nëpërmjet reciprocitetit, dhe e mbajta fjalën?.
Ajo thotë se largua për shkak se është grua, pasi në të kaluarën asnjë nënkryetar i partisë që ka dalë kundër qëndrimeve të LDK-së nuk është përjashtuar.
Osmani, që mbetet ende në detyrën e kryeparlamentares, thotë se do të përballet së shpejti në zgjedhje me ata që e larguan.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/